Franca siguroi një tjetër fitore ne kualifikuesen e Euro 2024.

“Gjelat” mundën Irlandën 1 me 0 në transferte duke mbajtur kreun e grupit B me 6 pikë të plota pas dy takimeve të para.Sfide e komplikuar sidomos në planin fizik për skuadrën e Deshomp.Në pjesën e parë vetëm një rast me Grizman i pashfrytezuar. Ndërsa në të dytën gjithcka u zgjidh falë një perle te Pavard në minutën e 50.

 

Protagonist i madh i Francës edhe portiere Mike Magnan, I cili në fund të sfides kreu një pritje spektakolare që i mohoi Irlandes një pike në këtë ndeshje.Në sfiden tjeter të këtij grupi, Holanda u ringrit menjehere pas humbjes së rëndë ndaj Francës.

 

Tulipanet gjithsesi shfrytëzuan edhe dobësinë e ndjeshme të rivalit që kishin përballë,Gjibraltari për të fituar 3 me 0.Depai në minutën e 23 dhe pastaj dygolëshi i Ake, i dhanë suksesin e parë Holandës në kualifikuese.

 

Në grupin F Austria ngjitet ne krye me dy fitore në dy ndeshje. Këtë herë viktime e saj ishte Estonia që u mposhtë 2 me 1. Ringrihet Suedia,  e cila pas humbjes me Belgjiken ka reaguar forte duke mposhtur 5 me 0 Azerbajxhanin.

 

Në grupin G , Serbia mposhti 2 me 0 në Podgorice, Malin e Zi në një sfide derbi mjaft të pritur dhe me jo pak tension/. Heroi i miqve ishte Dushan Vlahovic. Ai u fut i zëvëndësues në pjesën e dytë dhe realizoi dy golat e suksesit në minutat 78 dhe 90. Serbet kryesojne grupin me 6 pikë , ndjekur nga Mali i Zi dhe Hungaria me 3 pike.

 

during the UEFA EURO 2024 Qualifiers Group G match between Montenegro and Serbia at City Stadium on March 27, 2023 in Podgorica, Montenegro. (Photo by Srdjan Stevanovic/Starsport.rs ©)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *