Shkoi ashtu sic ishte parashikuiar. Franca dhe Danimarka nuk kishin asnjë arsye për të dërrmoheshin në ndeshjen e trete te grupit C, dhe prodhuan një barazim 0 me 0, rezultat që edhe para sfidës I leverdiste të dyjave.

 

Franca sepse me këtë pikë garantonte matematikisht vendin e parë dhe Danimarka sepse me një barazim siguronte vendin e dyte pa menduar sesa do të shkonte ndeshja Australi-Peru.

 

Gjelat I lejuan vetes luksin e disa ndryshimeve të rëndësishme në formacion para dhe gjatë lojës ndërsa Danimarka pa u vrare shumë festoi një rezultat të rëndësishëm, kalimin në 16 më të mirat e botës me 5 pikë të marra në tre takime. Interesant fakti se ky ishte barazimi I parë pa gola në këtë botëror që erdhi fiks në sfiden e 37 të këtij turneu, një rekord me vete.

S ai takon kronikës, një ndeshje gatri gati e mërzitshme aq sa në fund nuk munguan edhe vërshëllimet.

 

Një pjesë e parë me ritem të ngadalte teksa danezet thuajse nuk trrezikojnë fare Mandanden ndërsa Franca me Griezman, Giroud dhe Dembele ishte disi më e rrezikshme në porten e Shmajkel por pa konkretizuar.

 

Në pjesën e dytë Danimarka ndoshta ndikuar edhe nga golat e shpejte teë Perusë ndaj Australisë, dhe me rrezikun e eleminimit thuajse të kaluar provoi të ndizte motorret për të kërkuar fitoren dhe vendin e parë në grup, porn ë një ndeshje të tillë të nisur pa asnjë nerv është e vështirë të bësh më shumë sesa një rast I Eriksen.

 

Deshamp që kishte lënë jashtë Pogba, aktivizoi në fund Mbappen I cili krijoi 2-3 momente te rrezikjshme tek porta nordike por pa thyer dot akullin në këtë sfide, një aku vetëm në rezultat në fakt sepse në fushë lojtarët dhe stafet në fund nuk I kursyen buzeqeshjet dhe perqafimet me njeri tjetrin. Biskota I shijoi të gjitheve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *