E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Sport

Franca dhe Danimarka kalojnë në fazën tjetër të botërorit

Ndonëse u ndanë në barazim pa gola, Franca dhe Danimarka kalojnë në raundin tjetër të Kupës së Botës.

 

Gjelat tentuan disa herë që gjenin golin, por nuk ja arritën, për shkak të rezistencës së danezëve. Megjithatë ndeshjes i mungoi rivaliteti i fortë dhe ekipet u ndanë në paqe.

 

Reklamë

Tashmë Grupin C e kryeson Franca me 7 pikë, e ndjekur nga Danimarka me 5 pikë.

 

Krejt ndryshe atmosfera në takimin tjetër të grupit C.

 

Peruja mundi të marrë fitoren dhe 3 pikët e para në Botëror, në ndeshjen e fundit ndaj Australisë. Peruanët krijuan superioritet dhe shënuan dy herë.

 

Karijo në minutën e 18-të, dhe Guerrero në minutën e 50-të bënë që Peruja ta mbyllë me nder aventurën e botërorit.

 

Ndërsa Australia mbeti e fundit në grup me vetëm 1 pikë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë