Presidenti francez Hollonde deklaroi nje dite me pare se Franca do te hiqte gjendjen e jashtëzakonshme, por masakra e se enjtes ne Nice solli nje zhvillim te ri, zgjatjen e saj edhe per tre muaj te tjere. Per kreun e shtetit, sulmi është pa dyshim nje akt terrori.

François Hollande: Franca është mbushur me trishtim nga kjo tragjedi e re. Nuk mund te mohojmë se ky eshte nje akt terrorist. Tragjedia ne ditën e bastisjes ishte nje sulm ndaj lirisë nga fanatike qe përbuzin te drejtat e njeriut. Ne do te forcojmë sulmet tona ne Siri dhe Irak.

Bashke me dhimbjen për jetët e humbura kryeministri i vendit paralajmëroi nje përgjigje te forte kundër terrorizmit.

Manues Valls: Terrorizmi eshte nje kërcenim shume i madh per Francën. Synimi i terroristeve është te mbjelle frike dhe panik. Por Franca eshte nje vend i madh dhe demokracie e madhe dhe nuk do te lejoje qe te destabilizohet.

Ndersa Franca ka shpallur tri dite zie kombëtare, reagimet per kete ngjarje kane mbërritur nga e gjithë bota. Liderët kane shprehur ngushëllimet per viktimat dhe solidaritet me Francen ne keto ore te vështira.

Kreu i Këshillit Evropian Tusk ne takimin e Euro-Azise deklaroi se 14 korriku ishte nje dite e trishtuar per Francen dhe Europen. Kancelarja gjermane Merkel, tha se aleatja e saj është pranë Francës dhe do te bashkëpunoje me te ne luftën kundër terrorizmit. Kryeministrja e re britanike Mey, u shpreh se terrorizmi i dhunshëm do te mposhtet. Edhe presidenti i SHBA, Barack Obama dënoi ashper sulmin, duke theksuar se bota, nuk do te ndalet përballë terrorizmit. Kandidati per Shtëpinë e Bardhe Donald Trump reagoi ashper, duke thene se do te shpalle lufte botërore, nese zgjidhet president. Ndërsa Ati i Shenjte, Papa Françesku shprehu solidaritet me viktimat e sulmit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *