Pas lajmit se fqinjët e Lefter Zhidrut në Elbasan ishin ankuar edhe tek Drejtori i Policisë së Shtetit për të, reagoi policia. Referuar njoftimi, policia sqaroi se pas ankesës, të dyja palët janë thirrur për ballafaqim. Por më pas, shtoi policia, nuk ka patur më asnjë ankesë.

 

“Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ankesa i është përcjellë menjëherë po atë ditë strukturave përkatëse. Këto struktura kanë verifikuar dhe trajtuar problematikën, duke kryer veprimet e nevojshme, mbi bazën e procedurave standarde të punës. Janë thirrur dhe kontaktuar palët e përfshira në konflikt dhe prej asaj date nuk ka patur më asnjë ankesë në polici. Mes këtyre dy familjeve kishte dhe një proces civil në Gjykatën e Apelit.”

 

Banorët e lagjes “11 Nëntori” ku jetonte 71-vjeçari Zhidru rrëfyen këtë të premte se ai ishte njeri problematik dhe se kishte marrëdhënie të këqija me fqinjët e tij. Madje ata, i kishin drejtuar dhe një letër Ardi Veliut para pak muajsh ku i kërkonin që Lefter Zhidru të largohej nga pallati ku jetonte me qira. Lefter Zhidru u ekzekutua nga forcat RENEA të enjten në Elbasan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *