E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

FOTO/ U qëllua me breshëri plumbash, ky është 33-vjeçari që u vra në Shkodër

Ky është 33-vjeçari Ramazan Mataj, viktima e atentatit të sotëm në Shkodër.

Mësohet se bresheria e plumbave e ka prekur ne pjesen e sipërme te trupit të viktimës.

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit Ramazan Mataj do të transportohet drejt morgut në Shkodër.

Reklamë

Policia, më herët, tha se autorët kanë qëlluar me armë në drejtim të një makine tip Benz, me të cilën lëvizte i riu.

Ramazan Mataj kishte ardhur në Shqipëri nga Belgjika rreth një vit më parë. Policia po heton një nga pistat e mundshme, që lidhet me ndonjë konflikt jashtë vendit, si një mundësi për arsyen e atentatit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë