E enjte, 8 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

FOTO/ U gjet i pajetë në oborr me dëmtime në kokë, ky është 81-vjeçari Xhemal Meta

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur në fshatin Zall Bastar në Tiranë, ku është vrarë Xhemal Meta, një i moshuar 81-vjeçar, është ende nën hetime nga autoritetet. Policia ka shoqëruar rreth 20 persona, banorë të zonës, të cilët mund të kenë informacione të vlefshme lidhur me ngjarjen. Ata janë duke shqyrtuar mundësinë e ndonjë konflikti që mund të ketë ndodhur në zonë.

Reklamë

Sipas informacionit, Xhemal Meta jetonte i vetëm në fshat, ndërkohë që familja e tij ishte e vendosur në Tiranë. Autoritetet kanë konfirmuar se ekspertiza ka treguar se i moshuari është vrarë pasi është goditur me sende të forta në kokë, duke lënë pas një skenë të dhunshme. Hetimet vijojnë për të zbuluar arsyet dhe autorët e këtij krimi të rëndë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë