Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin nacional Korçë-Ersekë, në afërsi te fshatit Qinam, pak kilometra larg qytetit te Ersekes.

Një mjet duke shmangur një përplasje të mundshme me një mjet tjetër, ka përfunduar e përmbysur në rrugë.

Sipas burimeve, nga permbysja e mjetit kanë mbetur të lenduar dy persona, te cilët janë derguar fillimisht në spitalin e Ersekës dhe më pas në atë të Korçës për kujdes shendetësor.

Kanë qenë banorët e zonës dhe shoferët e rastit ata të cilët iu kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *