Një tjetër përplasje mes reperëve ka ndodhur pas ngjarjes së pak javëve më parë, ku Noizy rrahu Cllevio-n.

 

Këtë herë grupi i Stresit ka rrahur keq ish anëtarin e TBA, i njohur si BMT. Ka qenë vetë Stresi që ka publikuar një foto, ku BMT shihet komplet i gjakosur në fytyrë.

 

Reperi ishte shprehur se nuk do të shpëtonte paq pasi BMT e kishte sharë disa herë në rrjete sociale. “Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangsteri”, ka shkruar Stresi krahas fotos së tij. Ndërkohë, Stresi ka folur lidhur me këtë ngjarje dhe me Noizyn.

 

Gjatë një live që kanë realizuar së bashku, ky i fundit dëgjohet duke thënë se duhet ta lënë me kaq. Ndërsa Stresi shton: “Familja është e shtrenjtë, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *