E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

FOTO- “Non-grata, mos i votoni”/ Digjet posteri që PS kishte vendosur në Rrugën e Kombit

Fushata e Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 14 majit këtë vit është folusuar më së tepërmi tek Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, më tepër sesa tek kandidatët për kryebashkiakë.

 

“Kurrë më mbrapa, vetëm përpara” është slogani i mazhorancës, ndërsa në akset kryesore të rrugëve janë vendosur banderola të Berishës, Metës dhe Kryemadhit, ku shkruhet se janë non grata dhe se nuk duhet të votohen.

 

Reklamë

Një e tillë është vendosur edhe në Rrugën e Kombit, në hyrje të rrugës së Rrëshenit, e cila është djegur nga persona të paidentifikuar.

 

Në fotot e siguruara nga Vizion Plus, shihet që banderola është e djegur, ndërsa momentalisht vijon të qëndrojë po ashtu në aksin rrugor.

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë