Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar fotot e dy vëllezërve Duka, të dyshuar si autorë të vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, më 13 nëntor 2024 në Rrugën e Elbasanit.
Dy vëllezërit Shkëlqim Duka, 48 vjeç, oficer policie dhe Florian Duka, 45 vjeç (vëllezër) janë arrestuar nga policia e Tiranës.
Lexo edhe :
Related Posts


Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrolit të ushtruar në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se Eduart Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës).
Ndër personat me të cilët Reçi kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit Florian dhe Shkëlqim Duka.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, njoftoi policia ditën e sotme./vizionplus.tv







