E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

FOTO/ Mediat gjermane i frikësohen Shqipërisë: Po na marrin talentet

Kualifikimi për herë të dytë i Shqipërisë në fazën finale të një kampionati Europian një muaj më parë, tërhoqi vëmendjen e mediave botërore.

 

Por në Gjermani kualifikimi i kuqezinjve ka filluar të krijojë panik, pasi tashmë lojtarët me origjinë shqiptare të cilët deri tani kanë luajtur më kombëtaret e moshave të Gjermanisë mund t’i bashkohen Shqipërisë.

 

Reklamë

Prestigjozja “BILD” ka dhënë alarmin sa i përket një prej talenteve më të mëdhenj të U21 të Gjermanisë, Brajan Gruda, i cili po lë gjurmë edhe me klubin e Mainzit.

Sipas “BILD” Gruda mund të braktisë Gjermaninë për të luajtur me Shqipërinë, pasi FSHF ka nisur kontaktin me babain e lojtarit, një ish-futbollist i Vllaznisë së Shkodrës.

 

“Më kot deri tani”, shkruan e përditshmja gjermane, duke shpjeguar se për momentin, Gruda do të vazhdojë duke përfaqësuar Gjermaninë U21 me të cilën ka luajtur 5 ndeshje. /Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë