E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

FOTO/ Makina ra në përrua, ky është 30-vjeçari i zhdukur në Klos

Ky që shihni në foto është 30-vjeçari Jurgen Karaj i cili u përfshi në aksidentin e mesantës në vendin e quajtur ura e fshatit Dars, ku për pasojë makina ka përfunduar në përrua.

Jurgen Karaj dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit dhe polumbarët e RENEA-s, Policia dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit, 24 vjeçari  Andi Losha, u arrestua nga policia dhe pas testit të alkoolit u konstatua se 24-vjeçari e kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe u largua nga vendngjarja pa lajmëruar policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh