E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

FOTO/ Këta janë autorët e vrasjes së dyfishtë në Velipojë

Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata ka siguruar foton e dy vëllezërve, Gëzim dhe Edmir Frroku, të cilët kryen vrasjen e dyfishtë mbrëmjen e djeshme jashtë hotelit që ata kanë në pronësi në Velipojë.

Nga të shtënat me armë, mbetën viktimë dy të rinj Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi.

Vëllezërit Frroku vijojnë të jenë në arrati, ndërsa policia vijon kontrollet për kapjen e tyre.

Deri më tani, në pranga kanë rënë shtetasi M.P dhe Zyber Zagradi, kamarieri që u plagos mbrëmjen e kaluar me një plumb në këmbë. Të dy janë përfshirë mbrëmë në përplasjen fizike që përfundoi me dy viktima./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë