E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Foto/ Iu bënë pritë në banesën e djegur, këto janë babë e bir të ekzekutuar në Dukagjin

Këta që shihni në foto janë Gjokë dhe Eduart Gurra, babë e birë të ekzekutuar këtë të enjte në Dukagjin.

 

Dy viktimave iu është bërë pritë në banesën e tyre, të cilën ua kishin djegur një natë më parë. Babë e bir u gjendën këtë të enjte para shtëpisë së shkrumbuar një natë më parë, por persona të paidentifikuar duket se kanë përdorur banesën si “karrem” për të ekzekutuar në mënyrë mafioze viktimat.

 

Ende nuk dihen detaje mbi ngjarjen dhe nëse viktimat kishin konflikte me persona të tjerë. Ndërkohë nuk dihen ende autorët e ngjarjes.

 

Policia në njoftimin zyrtar theksohen se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.

 

“Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta  janë vrarë  me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër”, thuhet në njoftim.

 

Më shumë video