Një javë pas ngjarjes së rëndë që trondioti opinionin publik, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, mësues, prindër, shoqëria civile dhe qytetarë janë mbeldhur në protestën e dytë përballë Ministrisë së Arsimit.
Mes lotësh aty qëndroi edhe babai i Martini, Engjëll Cani. I pafuqishëm ai u shpreh se nuk mund të flasë për kamerat.
Ai shoqërohej nga disa familjarë të tij dhe në duar mbante fotografinë e djalit të ndjerë./vizionplus.tv








