Mediat e huaja kanë publikuar fotot e Franc Malo dhe Gentjan Metës ndërkohë që kanë dhënë të tjera detaje.

 

“Barbas” dhe “Pelado”, kështu u bënë të njohur 2 shqiptarët, bosë të drogës, që u kapën me 2.2 ton kokainë në Peru disa ditë më parë. Dy shqiptarët u arrestuan së bashku me 7 peruanë. Destinacioni i kokainës ishte Holanda dhe do të shitej për 160 milionë dollarë. Shqiptarët që ishin kokat e grupit do të paguanin drogën me monedhën virtuale Bitcoin, raportojnë mediat e huaja.

 

Lëngu i shpragut vinte nga qyteti Trujillo në Lima dhe do të transportohej në rrugë detare nga Callao në Roterdam, Holandë. Rreth orës 16:45, policia hyri në portin e Callaos dhe arrestoi 54-vjeçarin Luis Ernesto Ramos Peláez dhe 27-vjeçarin Jean Carlos Villanueva Evaristo, bashkë-shofer dhe shofer i gjysmërimorkios AFM-721.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *