E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Formula 1, rikthehet Lewis Hamilton

Pas nje gare te pabesueshme ne Azerbajxhan, Luis Hamilton fitoi çmimin e madh te Spanjës, suksesi i dyte i tij per ketë sezon ne formula 1. Britaniku arriti te dominonte nga fillimi deri ne fund garën, duke lëne prapa krahëve kolegun Valteri Botas.

 

Ne podium përveç dy makinave mercedez edhe Max Verstapen me Red Bullin e tij i cili përfitoi nga nje gabim strategjik ne Boxe per vendin e trete i Sebastian Vetel, i cili tashme e sheh veten minus 17 pike nga Luis Hamilton ne klasifikim.

 

Mercedez arriti te shfrytëzonte ne mënyrën me te mire nje piste mjaft miqësore, si ajo katalanase duke demonstruar se ka gjetur fuqinë qe dukej se kishte humbur ne katër raundet e para sezonale, kjo edhe fale gomave e reja Pireli, te cilat i kane dhëne te ashtuquajturave shigjetat e argjendta një performance te mire dhe stabilitet. Kimi Raikonen u tërhoq ne xhiron e 26-te, ndërsa Daniel Riciardo përfundoi ne vendin e 5-te.

Vazhdo të lexosh

Reklamë