Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur nga Kanadaja,...

107 kg drogë nga Kanadaja në Shqipëri, vlera e...

Nga fusha te pronësia! Messi pranë blerjes së klubit...

Britania përplaset me Izraelin, Tel Avivi mbyll konsullatën britanike...

Hungaria vendos veton për anëtarësimine Ukrainës në BE

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran, nafta kalon mbi 100 dollarë...

I dënuar në Bari për trafikim droge, ekstradohet nga...

Reforma territoriale, ambasadori i OSBE: Duhet të vendoset përmes...

Zgjedhje të parakohshme në Serbi, Vuçiç shpërndan Parlamentin

Plagosja e 29 vjeçarit në Kukës, vetëdorëzohet autori, policia:...

Forcat ruse thonë se kanë vënë nën kontroll Khersonin në jug të Ukrainës

2 Mars 14:24

Rusia tha të mërkurën se forcat e saj morën nën kontroll Khersonin, qytetin e parë më të madh në jug, ndërsa luftimet u ndezën gjithandej Ukrainës dhe vendet perëndimore po shtrëngojnë lakun ekonomik rreth Rusisë.

 

Më shumë se gjysmë milioni ukrainas janë larguar nga vendi që kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi një sulm të plotë mbi fqinjin e tij jugor të enjten e kaluar.

 

Bombardimet ruse mbi qytetet e Ukrainës vazhduan, ndërsa videot e postuara në mediat sociale, tregojnë ndërtesa të dëmtuara rëndë rreth qytetit të dytë, Kharkiv.

 

“Ndërsa ai (Vladimir Putin) mund të bëjë përparim në fushën e betejës, do të paguajë një çmim të lartë të vazhdueshëm në planin afatgjatë”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në fjalimin e tij për gjendjen e kombit. Duke shmangur tekstin e përgatitur, presidenti Biden shtoi se “ai nuk e ka idenë se çfarë po vjen”. Por, presidenti nuk dha më shumë hollësi.

 

Sulmet po përballen me rezistencë të ashpër nga forcat ukrainase dhe një autokolonë ushtarake ruse e gjatë me kilometra të tëra në veri të Kievit, ka bërë pak përparim drejt kryeqytetit.

 

Në një paraqitje të mërkurën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se rreth 6,000 ushtarë rusë janë vrarë në gjashtë ditët e para të agresionit të Moskës dhe se Kremlini nuk do të jetë të gjendje të pushtojë vendin e tij me bomba dhe sulme ajrore.

 

Një zëdhënës i ministrisë ruse të Mbrojtjes, tha se forcat ruse kanë marrë nën kontroll Khersonin, një qytet me gati një çerek milionë banorë në veri të Krimesë, gadishullit të aneksuar nga Rusia në vitin 2014. I vendosur strategjikisht në lumin Dnjepër, kryeqyteti i provincës është qyteti më i madh që ra në duart e forcave ruse deri më tani.

 

Një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se Rusia nuk e kontrollon Khersonin dhe se luftimet në rrugë po zhvillohen në portin jugor, i cili ndodhet në daljen e lumit Dnjepër në Detin e Zi.

 

“Qyteti nuk ka rënë, pala jonë vazhdon të mbrohet,” tha këshilltari, Oleksiy Arestovych.

 

Qyteti juglindor i Mariupolit është nën bombardime intensive që nga e marta vonë dhe nuk ishte në gjendje të evakuojë të plagosurit, sipas kryebashkiakut të tij. Një zyrtar i lartë amerikan i Mbrojtjes, tha të martën se përparimi i forcave ruse në Kiev ka ngecur, për shkak të problemeve logjistike, duke përfshirë mungesën e ushqimit dhe karburantit dhe disa njësi duket se kanë moral të ulët./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
kontroll lufte Ukraine

Nga e njëjta kategori

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur nga Kanadaja, kanabisi do shitej në Kosovë dhe Shqipëri, si ranë në grackë dy personat

më shumë...

107 kg drogë nga Kanadaja në Shqipëri, vlera e tregut arrinte në 1.2 milionë euro, 2 persona në kërkim

më shumë...

Britania përplaset me Izraelin, Tel Avivi mbyll konsullatën britanike në Jerusalemin lindor

më shumë...

Hungaria vendos veton për anëtarësimine Ukrainës në BE

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:15

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur...

3:06

107 kg drogë nga Kanadaja në Shqipëri,...

2:52

U zgjodh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu...

2:43

Nga fusha te pronësia! Messi pranë blerjes...

2:37

Britania përplaset me Izraelin, Tel Avivi mbyll...

2:25

Hungaria vendos veton për anëtarësimine Ukrainës në...

2:18

Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga...

1:52

Zjarr në kodrat e fshatit Bago të...

1:45

Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali,...

1:28

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran, nafta kalon mbi...

1:15

Sa gjatë mund ta ruajmë ushqimin në...

1:03

I dënuar në Bari për trafikim droge,...

12:47

Reforma territoriale, ambasadori i OSBE: Duhet të...

12:36

Zgjedhje të parakohshme në Serbi, Vuçiç shpërndan...

12:24

Plagosja e 29 vjeçarit në Kukës, vetëdorëzohet...

12:18

Nis investimi 85 milionë euro për ujërat...

12:18

Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë...

12:17

25 vjet pas 11 Shtatorit, a mund...

12:07

Bojkot edhe në Gjykatën e Vlorës, kufizohen...

11:49

“Demokratët Evropianë” kritikojnë Ramën për protestat, kryeministri:...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Ndjekja e Iris Luarasit nga protestueset, Koçiu: Kjo nuk ësh...
  • Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëse...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.