E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Forcat e Kosovës, mision në Kuvajt/ Osmani: Ditë historike për ushtrinë tonë

Zbarkimi i kontingjentit të parë të forcës së sigurisë së kosovës në misionin e parë paqësor jashte vendit, në Kuvajt,është cilësuar si një ngjarje historike nga udhëheqësit politikë në prishtine.

Në ceremoninë e nisjes së pjesëtarëve të fsk-së,presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, tha se ky mision u bë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

 

VJOSA OSMANI

Reklamë

PRESIDENTJA NË DETYRË E KOSOVËS

 

“Misioni juaj është edhe i yni. Siç e kemi dëshmuar edhe më parë, ne nuk dimë të zmbrapsemi. Kushdo që e kërcënon SHBA-në dhe aleatët e tjerë na ka kërcënuar edhe neve. Ky proces pritet të zgjasë tetë vjet. Nuk kam asnjë dyshim që përgatitja e ushtarëve tanë do të jetë konform standardeve të kërkuara. Ju ushtarak do të jeni imazhi, mburrja dhe krenaria jonë”

 

Pavarsisht mosmarreveshjeve qe kane forcat politike, sipas osmanit ne këtë ditë të vecantë ata janë të gjithë të bashkuar.

 

“Si politikanë ndonjëherë mund edhe të mos pajtohemi e të debatojmë ashpër, Kjo është pjesë e demokracisë sonë, por kur bëhet fjalë për vajzat dhe djemtë tanë në uniformë, për ushtrinë tonë, si politikanë dhe qytetarë ne qëndrojmë të gjithë të bashkuar. Ne te gjithë jemi krenar me ju”

 

Ne dhjetor te 2020, Kuvendi i Kosovës miratoi vendimin për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare amerikane të Iowas.

Vazhdo të lexosh

Reklamë