Subscribe

Batalioni xhenio i forcave të armatosura ndërtoi dy ura në fshatrat Vanë e Llongo të cilat ishin dëmtuar nga përmbytjet dhe që kishin izoluar 10 fshatra në bashkitë Dropull e Delvinë.

 

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë inspektimit të dy urave siguroi se Forcat e Armatosura do të vazhdojnë të jenë pranë komunitetit jo vetëm gjatë ditëve të festave por në çdo ditë të vitit.

 

“Faza post emergjencë është po kaq e rëndësishme sa edhe reagimi në orët e para të emergjencave, ku Forcat e Armatosura angazhuan rreth 3 mijë efektivë. Djemtë tanë vazhdojnë të jenë në terren prej 4 javësh me ndërtimin e urave si ajo e Darëzezë pak ditë më parë apo si këto  në Delvinë e Dropull sot, të cilat çojnë në 10 numrin e urave që kemi ndërtuar që prej shtatorit të këtij viti. Do të jemi pranë të gjithëve në kohët më të vështira. Edhe kur të tjerët festojnë, FA do të jenë në krye të detyrës siç janë në krye të detyrës në çdo moment me atdhedashuri edhe me përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj punës. Për ne nuk është e rëndësishme nëse dikush banon në autostradën Tiranë- Durrës, banon në Vlorë, në Dropull, apo në zona të largëta dhe të izoluara. Ne do të jemi pranë tyre përherë, për të kapërcyer bashkë vështirësitë e duke ua bërë jetën më të lehtë”.

 

Ministrja Xhaçka shoqërohej nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro njëherësh deputete e qarkut të Gjirokastrës.

 

“Ishte gatishmëria e madhe e Forcave të Armatosura që bënë të mundur që në kohë të shkurtër ne të shpëtojmë nga emergjenca. Ne e kemi biseduar edhe me deputetët e qarkut dhe ndajmë të njëjtin mendim se e kemi pasur gjithmonë pranë ushtrinë, sidomos muajt e fundit ku kemi pasur dy emergjenca dhe i kemi kaluar me ushtrinë në krah”’.

 

Në Delvinë, ura e ndërtuar bën të mundur që 1 mijë banorët e fshatit Vanë tanimë të komunikojmë pa vështirësi me rrugën nacionale ndërsa në total janë 6 mijë banorë të 10 fshatrave që lidhen mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *