Eshte nisur nga porti i Durresit Kontigjenti i XII-të të Forcës Detare, i cili do të kryejë misionin e tij të radhës në detin Egje.

Ne ceremonine e  zhvilluar ne portin e Durresit ishin të pranishëm zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral brigade, Manushaqe Shehu,  zëvendëskomandanti i Forcës Detare, kapiten i rangut të parë, Artur Meçollari, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Forcave tona të Armatosura, përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe familjarë e të afërm të trupave.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, gjatë fjalës së tij përshëndeti dhe falënderoi familjarët dhe të afërmit e trupave të Forcës Detare që nisen në Detin Egje, për përkrahjen që u kanë dhënë djemve të tyre, si dhe iu uroi atyre udhë të mbarë dhe suksese në kryerjen me nder të këtij misioni fisnik.

Kontigjenti i XII-të i Forcës Detare përbëhet nga 21 trupa dhe gjatë qëndrimit tre mujor do të kryejnë detyra speciale që lidhen me ruajtjen dhe sigurimin e Bazës Ushtarake përmes shërbimit në vendroje dhe patrullimit me automjete; shërbimin pranë Komandës së Forcës; ruajtjen e depove të armatimit; sigurimin e bazës logjistike, si dhe sigurimin dhe shoqërimin e personelit.

Ceremonia u mbyll me dorëzimin e Flamurit Kombëtar dhe një foto të përbashkët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *