E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Forca të shumta të sigurisë patrullojnë rrugët e kryeqytetit të Venezuelës

Policë të armatosur janë parë duket patrolluar në rrugët e kryeqytetit të Venezuelës, Karakas.

Sipas mediave të huaja, fotot janë ndarë nga ministri i Brendshëm venezuelias, Diosdado Cabello.

Reklamë

Në një video të ndarë në internet, forcat e sigurisë janë filmuar duke bërtitur “gjithmonë besnikë, kurrë tradhtarë”.

“Shumë figura nga regjimi i rrëzuar i Nicolas Maduros janë ende në krye teksa frikësimi dhe frika mbeten”, ka thënë një zyrtar për BBC-në.

Reklamë

Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores u kapën nga kompleksi i tyre në Karakas të shtunën dhe u dërguan me aeroplan në SHBA si pjesë e një operacioni të forcave speciale amerikane.

Nicolás Maduro dhe gruaja e tij përballen me akuza për konspiracion narko-terrorizëm dhe akuza për armëmbajtje pa leje.

Aktakuza kundër tyre thotë se për më shumë se 25 vjet ata janë pasuruar duke punuar me trafikantë ndërkombëtarë droge për të transportuar drogë të paligjshme në SHBA.  Po, të dy kanë deklaruar se nuk janë fajtorë për akuzat kundër tyre.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë