Një anije gjermane me vela me 4 persona në bord u ndihmua të rimorkiohej në Portin e Durrësit nga anija “Briza” e Forcës Detare shqiptare, pasi kishte pësuar defekt në det të hapur.
Anija turistike “Foxtrot” kishte pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe kërkoi ndihmë duke njoftuar Forcën Detare pasi e kishte të pamundur lundrimin.
Anija shqiptare “Briza” kreu me sukses rimorkimin e anijes gjermane dhe 4 shtetasit në bordin e saj nuk paraqesin asnjë problem.
Gjatë operacionit në ndihmë të anijes gjermane asistuan edhe mjete detare të policisë kufitare si dhe pilotazhit të Portit të Durrësit.