Anija Oriku e Forcës Detare shqiptare pjesë operacionit të NATO-s në detin Egje, Sea Guarsian, në orën 18-45 sipas orës lokale, zbuloi një gomone të dyshuar me emigrante që po i drejtohej brigjeve greke, rreth 1 milje nga zona ku po patrullonte.
Menjeherë u njoftuan strukturat përkatëse duke filluar me anijen flamurtare Brandenburg, Rojen Bregdetare turke, atë greke dhe FRONTEX.
Me ardhjen ne koordinatat e caktuara, Roja Bregdetare turke filloi manovrat e ndalimit për Gomonen duke i prere kursin si dhe duke hedhur rrjeta për ndalimin e motorëve.
Në orën 19:30, pas shumë tentativash të Rojes Bregdetare Turke, gomonja me emigtrante kishte kaluar në ujrat territoriale greke nga ku referuar edhe komunikimeve me Frontex, gomonia me emigrante kishte kaluar nën përgjegjësinë e Frontex.
Sipas infomacioneve të fundit, në gomone ndodheshin 55 persona mes tzre 19 burra, 20 femra dhe 16 femijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *