E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Football Leaks tregon të fshehtat: Mbappe ra dakort me Realin në 2017

 Football leaks nxjerr në treg të tjera të dhëna shumë interesante nga bota e futbollit, natyrisht ato që luhen nën rrogoz e që nuk dalin në publik.

 

Talenti I futbollit botëror, Kylian Mbappe ka qënë shumë afër transferimit tek Real Madrid në veren e vitit 2017.

 

Reklamë

Të dhënat e Football Leaks të botuara në “L’Equip” bëjnë të ditur se madrilenet kanë qënë gati te paguajnë tek Monaco, plot 214 milion euro për kartonin e talentit francez, 180 milion euro për arkat e klubit dhe 34 milion euro për taksa.

 

Bisedimet mes palëve u bënë në Los Angelos dhe vendimtare u bë mesa duket kërkesa e babait të Mbappe ndaj Perez që donte komision 30 milion euro që djali I tij të firmoste me madrilenet.

 

Kjo gjë u refuzua nga bosi I Realit ndërsa në krahun tjeter PSG I plotësoi babait të Mbappe të gjitha dëshirat që ai shprehu për kontraten.

Vazhdo të lexosh

Reklamë