Subscribe

Vihet në zbatim rikonstruksioni i pallateve të para me fondin e komunitetit. Pas miratimit nga bashkia e Tiranës, ky projekt filloi në njësinë 5 përmes investimit 50% me kontribut të banorëve dhe 50% të bashkisë.

 

“Është një ditë përvëluese vere, e megjithatë është akoma më i mirë lajmi që një bllok i tërë pallatesh ka dalë në dritë falë kontributit të qytetarëve. Njiheshin si pallatet e Arabit, ishin një njollë turpi në urbanistikën e Tiranës, të bëra në vitet e rrumpallës, vitet ’90, pa plan, pa urbanizim, pa ashensorë, pa kanalizime, pa infrastrukturën e nevojshme. Rikthehemi në një kryqëzim të dy njerëzve të mëdhenj, “Dhimitër Shuteriqi” e “Ndrek Luca”, dhe sigurohemi që blloku që kufizohet nga këto dy emra të mëdhenj të jetë po ashtu diçka me vlerë”

 

 

Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe administratorët e ngarkuar për të përfituar nga ky projekt në mënyrë që prona e tyre të marrë një vlerë të shtuar.

 

 “Administrimi i përbashkët nënkupton që secili me vullnet të lirë bashkon pronën e vet me të tjerët, për t’u siguruar që e përbashkëta është diçka që i sjell vlerë asaj që është e përvetshme dhe private. Duhet që të gjejnë gjuhën e përbashkët në mënyrë demokratike, që investimi të ketë duk. Heronjtë e vërtetë urbanë janë administratorët e pallateve që bëjnë njerëzit bashkë, që gjejnë konsensusin e gjuhën e përbashkët mes njerëzve. Këta janë heronjtë e Tiranës sot, ndaj dua të falenderoj gjithë ushtrinë e administratorëve që bëjnë ndoshta punën më të vështirë në qytet.

 

Pas njësisë 5, rehabilitimi i pallateve me fond të përbashkët do të shtrihet në të gjitha lagjet e kryeqytetit. Për këtë, kryebashkiaku kërkoi një bashkëpunim më të ngushtë me administratorët e pallateve që të paraqesin projektet e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *