Kryeministri Edi Rama u ktheu përgjigje të gjithë atyre që e akuzojnë se po vjedh fondet e akorduara nga BE për tërmetin. Rama ishte i pranishëm në Durrës, ku startoi programi i financimit të Bashkimit Europian si donatori kryesor i Konferencës së Solidaritetit në Bruksel, për restaurimin dhe rijetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti. Rama tha se fondet do të administrohen nga vetë BE.

 

“BE-ja u gjen pranë nesh në një moment të vështirë. Përsa i përket fondeve, një pjesë e atyre që sytë i kanë po nuk duan të shohin, veshët i kanë po nuk duan të dëgjojnë, mendjen e kanë po nuk duan që ta vënë në punë, se fondet e sjella nga donatorët administrohen nga vetë donatorët. Këshilli Evropian me një strukturë të posaçme UNOPS do të administrojë nga pikëpamja tekniko-financiare të gjithë programet e rindërtimit ë trashëgimisë dhe shkollave. Administrimi i taksave të evropianëve është përgjegjësi e vetëm e tyre. Kush thotë se kush i vodhi paratë, ku shkuan paratë, duhet të hapi mendjen për të dëgjuar këtë të vërtetë. Të gjitha fondet administrohen prej tyre. Nuk na lanë një thes dhe ne e morëm e tretëm, siç u thotë mendja atyre që i morën paratë në të shkuarën dhe kujtojnë se janë të gjithë si ata.”

 

Ndërkohë gjatë fjalës së saj, ministrja e Kulturës Elva Margariti tha se BE-ja nuk do t’i mbështeste nëse nuk do të kishin një plan konkret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *