Subscribe

Ish kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar Foltoren marsit me shqiptarët në Athinë.

 

Kjo është Foltorja e parë pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit. Përmes një takimi online, Berisha ka falenderuar demokratët për mbështetjen që i kanë dhënë.

 

Ai shprehet se vendi qeveriset nga një qeveri e papërgjegjshme, ndaj dhe vendi është varfëruar më shumë.

 

“Dua tu falenderoj ju demokratët në Athinë e kudo që ndodheni sot në Greqi të shpreh mirënjohjen time të pakufishme për kontributin e pakufijshëm që ju jepni në zhvillimin e Shqipërisë me atdhetarinë tuaj. Jeni shndërruar në një faktor të rëndësishëm zhvillimi për vendin tonë. Zhvillimet në Shqipëri, siç i keni ndjekur kanë qenë dhe mbeten shumë problematike. Vendi qeveriset nga një qeveri e papërgjegjshme, e cila në këto vite njëlloj si në diktatura ja ka dalë të ndalojë apo kthejë mbrapa kohën. Shqipëria në 8 vite nuk njohuprogres në procesin e integrimit në BE. Në këto 8 vite, shqiptarët u varfëruan progresivisht, mjerimi dhe varfëria u rritën me 3-4 herë”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *