Banorët e Bejrutit, që të martën përjetuan shpërthimin më të madh në histori, po vuajnë pasojat psikologjike tani mbrapa.

Stafi i një dyqani berbereësh rrëfeu ngjarjen. Kamerat e sigurisë kapën momentin e frikshëm të shpërthimit, me xhamat që u thyen dhe punonjësit të plagosur.

“Isha i zënë me një klient kur ndodhi shpërthimi i parë. Ngjante më shumë me një tërmet. Vrapova tek dera për të parë çpo ndodhte, por sapo arrita ndodhi shpërthimi i dytë. Në atë moment fluturova në dhomë dhe humba vetëdijen. Kur u zgjova, ndihesha shumë keq. Nuk kemi fjetur gjatë 3 ditëve të fundit. Sa herë mbyll sytë, jam i frikësuar. Dëgjoj zërat e miqve të mi që më thërrisnin: Kthehu Abed! Nuk mund t’i harroj zërat dhe skenat e asaj dite”, tha një prej tyre.

Shpërthimi ka lënë më shumë se 150 të vdekur dhe çoi në protesta masive në rrugët e Bejrutit, pasi njerëzit tregojnë zemërimin e tyre ndaj qeverisë libaneze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *