E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fluks turistësh të huaj në pikën kufitare Qafë-Thanë

Gjatë ditëve të fundit një numër i madh i turistëve të huaj janë futur në vendin tonë..

 

Reklamë

Nga dogana e Qafe Thanes gjate nje jave kane hyre 29. 114 shtetas, shumica e tyre, te huaj të cilët vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet.

 

Policia kufitare ka përgatitur një plan masash për të përballur fluksin e lëvizjeve në të dyja anët e kufirit. Bëhet me dije se pala shqiptare ka hapur 6 sportele, tre në hyrje dhe tre në dalje, ndërsa pala maqedonase punon me 3 sportele.

 

Ndërkohë numri i sporteleve ndryshon në varësi të ngarkesës sidomos gjatë fundjavës, kur fluksi i lëvizjeve dyfishohet.

 

Sipas të dhënave nga drejtoria e kufirit, i lartë ka qenë edhe numri i qytetarëve që dalin nga territori ynë, të cilët janë kryesisht të huaj që kanë kaluar pushimet në Shqipëri.  Ndërsa 24. 179  shtetas kanë dalë nga Qafë Thana, gjatë javës së fundit, njofton policia kufitare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë