Subscribe

Në pranverë virozat nisin t´ia lënë vendin alergjive, por luhatjet e temperaturave kanë shtuar problemet shëndetësore dhe viruset në qarkullim veçanërisht te fëmijët.

 

Për mjekët ky fluks në këtë periudhë nuk është i zakontë, madje krahasohet me atë të virozave në dimër. Në qendrat shëndetësore numri i vizitave shkon mesatarisht 35-40 në ditë.

 

SONILA BRATI   

 

MJEKE NE QSH.2

 

“Shkak temperaturat që janë të pastabilizuara. Dominojnë infeksionet e rrugëvë të sipërme respitratore”

 

ka sjellë edhe një rritje të vizitave tek mjeku pediatër për shkak të alergjive të ndryshme. Fëmijët paraqiten me shenjat klasike si teshtima apo acarim i syve.

 

“ Fëmijë që paraqiten me kollë që zgjat shumë që vazhdon të jetë një nga simptomat kryesore”

 

Mjekët këshillojnë për kujdes të shtuar tek fëmijët që janë alergjik pasi në disa raste mund të nevojitet dhe shtrimi në spital.

 

“Nëse bëjmë mjekimin dhe kapjen në kohë dhe efektet anësore do të jenë do të jenë më të pakta.”

 

Më së shumti të vegjlit kanë shfaqur probleme me të vjella dhe diarre. Mosha me e prekur është nga 1-6 vjeç, që përkon me moshën e fëmijëve, që frekuentojnë kopshtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *