Subscribe

Fëmijët që kanë nevojë për konsulta me specialistin janë shtuar ndjeshëm ditët e   fundit për shkak të virozave dhe gripit. Në qytetin e Fierit paraqiten çdo ditë në urgjencën e pediatrisë mbi 100 paciente te vegjel.

 

 

Mjekët pediatër rendisin si shkak edhe fluksin e emigrantëve të ardhur në  vendlindje për festat e fundvitit.

 

 

ALBANA HAXHIU

MJEKE PEDIATRE

“Kemi një fluks relativisht të shtuar, por që është i pritshëm në fund të festave të fundviti pasi në dhjetor dhe janar është ky trend edhe për shkak të kthimit të emigrantëve për festa.”

 

 

Sipas mjekëve pediatër ndër shqetësimet kryesore që shfaqin të vegjlit janë kolla e thatë, temperatura e lartë apo dhe infeksione në rrugët e frymëmarrjes. Ndërkohë shtrimet  në spital shkojnë deri në 20 raste në ditë.

 

 

ALBANA HAXHIU

MJEKE PEDIATRE

“Kryesisht qarkullon viroza respiratore, rruth, kollë, temperaturë. Mund të shkojnë 12-13 shtrime 24 orëshe dhe 20-30 shtrime në repartin ditor, që qëndrojnë për pak orë. Nuk kemi pasur raste me komplikacione të rënda , kryesisht janë fëmijë që janë drejtuar në spitalin rajonal Fier”

 

 

Për të patur imunitet të fortë, specialistët rekomandojnë që fëmijët të ushqehen sa më shëndetshëm dhe të shmangin kontaktet me bashkemoshataret e tyre per te mos i rezikuar ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *