Subscribe

Fundjava ka sjelle një fluks te madh te kosovareve drejt bregdetit shqiptar. Që në orën dy të mëngjesit duke u gdhire e shtuna, mijëra automjete dhe mbi 100 autobusë kaluan doganën e Morinit, pika me e madhe e kalimit te kufirit qe lidh Kosovën me Shqipërinë. Autoritete të policisë kufitare, thane se mbi 20 mijë pushues kaluan kufirin deri në orën shtatë të mëngjesi, ndërkohe qe qindra makina te tjera janë ne radhe. Drejtues te pikes kufitare, kane organizuar punën, per te mos krijuar radhe te gjata duke mundësuar kalimin ne një kohe fare te shkurtër. Shume pushues nga Kosova preferojnë plazhin e Shëngjinit, por edhe zona te tjera te afërta. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, ne qershor nga Kosova hynë me shume se 500 mije persona. Policia kufitare gjate kontrollit kufitar po aplikon masa lehtësuese te kalimit dhe procedurave per shkak te sezonit turistik.
Edhe dy policitë rrugore te Kosovës e Shqipërisë me patrulla te përbashkëta kontrollojnë lëvizjet dhe trafikun rrugor. Gjate verës se kaluar, afro 1 milion e 700 mije pushues nga Kosova, kaluan pushimet ne bregdetin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *