Fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë në fundjavë në segmentin rrugor Maminas – Gjiri i Lalëzit, ka rritur trafikun e automjeteve që kalojnë në këtë aks.

 

Policia Rrugore Durrës me qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë dhe pa probleme në këtë aks këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë orarit të pasdites të qarkullojnë në intervale kohe të ndryshme dhe jo në mënyrë të menjëhershme.

 

Gjithashtu drejtuesit e mjeteve këshillohen të mos kryejnë manovra të gabuara si  parakalime, mos respektim të normave të shpejtësisë, mosruajtje të distancës së sigurisë së mjeteve në lëvizje etj.

 

Ndërkohë Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Durrës paralajmërojnë se do të ndëshkojnë çdo drejtues mjeti që shkel normat e Kodit Rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *