Fluks lëvizjesh në Portin e Durrësit

Porti i Durrësit pritet që të shënojë dhe fluksin m ëtë madh të turistëve. Plot 11 mijë udhëtarë dhe 1.500 makina pritet të hyjnë në vendin tonë gjatë kësaj të diele nga vendkalimi kufitar i Portit të Durrësit.
Burimet bëjnë me dije se nga 7 tragete të linjave detare me portet italiane të Barit dhe Ankonës, të planifikuara për këtë ditë nga kompanitë e lundrimit, kanë mbërritur në port 5 tragete.
Dy tragetet e tjera priten të mbërrijnë në mbrëmje, ndërkohë që në port është ankoruar dhe kroçera “Sirena”, me 714 turistë që do të vizitojnë disa nga qendrat më të afërta historiko-kulturore të vendit tonë.
Ndërkohë kapiteneria e Portit thekson se ka marrë të gjitha masat për një përpunim të shpejtë e të sigurtë në terminalin e udhëtarëve.




