Rritja e frikshme e numrit të viktimave ka vënë në vështirësi jo vetëm agjencite funerale por edhe procesin e ndjekjes së rregullt të funeraleve dhe djegies së trupave në Spanjë.

Kompania koncesionare “Palacio de Hielo” që ka në pronësi një qëndër të madhe tregtare në Madrid ka hapur dyert dhe ofruar lehtësirat e saj për të strehuar kufomat e viktimave nga Covid-19. Komuniteti i Madridit, përmes Nën-Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetit Publik, ka dhënë tashmë dakortësinë që i ndjeri të transferohet atje. Njësia e Urgjencës Ushtarake (UME), e cila do të jetë përgjegjëse për lëvizjen dhe ruajtjen e arkivoleve, është duke përfunduar një protokoll veprimesh në konsensus me qeverinë rajonale.

Megjithatë pritet që një procedure e tillë të miratohet edhe në Këshillin Bashkiak, institucion që nuk pritet të bëhet pengesë.

“Palacio de Hielo” që njihet ndryshe edhe si “Pallati I Akullt” për shkak të një pistë të madhe patinazhi,  do ti japë mundësi autoriteteve që kufomat e viktimave të koronavirusit të ruhen në temperature të ftohta derisa tiu jepet mundësia autoriteteve të kryejne funeralet sipas një listë të përcaktuar aq më teper që tani ka një numër të lartë viktimash që në Madrid shkon mesatarisht nga 150-200 në ditë.

Ndërmarrja Funeral Shërbimi Komunal kishte përforcuar shërbimin e krematoriumit javën e kaluar, me më shumë personel, në mënyrë që të katër furrat e krijimit (dy në varrezat La Almudena dhe dy në varrezat Carabanchel) të funksiononin 24 orë në ditë.

 

Dvd994(23/03/20) UME traslada cuerpos al Palacio de Hielo, Madrid Foto:Víctor Sainz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *