E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fluks i lartë në Portin e Durrësit, kanë hyrë dhe dalë mbi 111 mijë persona

Muaji korrik ka sjellë një fluks të madh të udhëtarëve që kanë hyrë dhe dalë nga Porti i Durrësit.

Autoritetet bënë të ditur se bëhet fjalë për mbi 111 mijë persona që kanë kaluar përmes portës kryesore detare të vendit duke shënuar edhe ritmin më të lartë të këtij sezoni turistik.

Në menaxhimin e flauksit kanë qenë të angazhuara siguria portuale, policia kufitare dhe agjentët doganorë.

Sipas të dhënave të Autoritetit Portual në Durrës, kanë kaluar mbi 70 mijë shtetas të huaj  dhe mbi 40 mijë shqiptarë.

Në krahasim me korrikun e vitit 2024, shifrat mbeten pothuajse në të njëjtat nivele, çka tregon një qëndrueshmëri të lartë të fluksit të udhëtarëve./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë