Subscribe

Pavarësisht masave anti-covid të shtetit italian për udhëtimet jashtë vendit, kjo gjë duket se nuk i ka ndaluar shqiptarët që jetojnë atje, për të kaluar pushimet e verës në vend. Kjo shihet në Portin e Durrësit, me fluksin e madh dhe faktin se të gjithë tragetet po aplikojnë lundrime vajtje-ardhje nga e mërkura deri të dielën.

 

Pesë tragete pritet të mbërrijnë vetëm këtë të shtunë në Portin e Durrësit nga linja e Barit dhe Ankonës, që pritet të sjellin rreth 7,500 udhëtarë, ndërsa më i ulët ky numër është në daljet nga vendi ynë drejt brigjeve italiane.

 

Policia kufitare po punon me kapacitet të plotë me 20 sportele për përpunimin e pasagjerëve dhe mjeteve të tyre. Sipas të dhënave të bëra publike nga Autoriteti Portual Durrës, fundjava e parë e gushtit solli në vendin tonë 17,100 pasagjerë , mes të cilëve 8, 704 shtetas shqiptarë dhe 8, 396 të huaj. Ndërsa në dalje kjo shifër ishte disa herë me ulët, konkretisht 6, 266 pasagjerë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *