Vendi
Fluks i lartë hyrje-daljesh në pikën kufitare të Qafë Thanës

Fluks i lartë lëvizjesh është regjistruar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.
Reklamë
Burime zyrtare pranë Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë e kanë dalë nga kjo pikë kufitare më shumë se 7700 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Për të përballuar fluksin e lëvizjeve pala shqiptare ka punuar me 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.
Ndërkohë nga ana tjetër edhe pala maqedonase punon me 4 sportele, 2 në hyrje dhe 2 në dalje.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




