Flota e luftanijeve amerikane që pak ditë më parë u njoftua se i ishte drejtuar Gadishullit korean pas tensioneve me Korenë e Veriut, në fakt ka udhëtuar në drejtimin e kundërt. Mjetet kanë lundruar drejt ngushticës Sunda për në Oqeanin Indian, ndryshe nga c’kishte njoftuar presidenti Trump.
Komanda e ushtrise amerikanë në Paqësor sqaroi se flota perfundoi më shpejt nga c’ishte parashikuar një periudhë stërvitore me Australinë, por tashmë është drejtuar në perëndim të Paqësorit sipas parashikimit.
Nuk dihet nëse ky dizinformacion ishte i qellimshëm për të trembur liderin koreano-verior, Kim Jong Un, një ndryshim plani, apo thjesht një problem komunikimi mes Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit për vendodhjen e luftanijeve. Por sipas një zyrtari të administratës amerikane bëhet fjale për një dështim në komunikim.
Ndërkaq, zv/presidenti amerikan Mike Pence duke folur nga aeroplanmbajtësja amerikane USS Ronald Reagan në Japoni tha se SHBA do t’i pergjigjen cdo sulmi të mundshëm nga Koreja e Veriut, vendi më i rrëzkshëm që kërcënon paqen dhe sigurinë. Tensionet e javëve të fundit dhe lëvizja e flotës amerikane shtuan dyshimet për një sulm të SHBA ndaj Phenianit.





