E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Florion Mima: Negociatat nuk do të hapen për shkak të PS-së

Pavaresisht se ishte mbledhja e Komisionit të Medias, deputetet e opozitës kanë vijuar të përqëndrohen më shumë tek kauza e tyre që lidhet me akuzat ndaj qeverisë dhe në mënyre te vecante ministrit Xhafaj për situatën e krimit dhe trafikut të drogës në vend. Deputeti Florion Mima tha se negociatat nuk do të hapen pikërisht për shkak të kësaj gjëndje ku e ka cuar vendin kjo mazhorance.

 

 

“Është e qartë për të gjithë tashmë që negociatat nuk hapen se nuk do PS, jo se nuk do PD. Shihni rotacionin e klaneve në Ministrinë e Brendshme.Klani i marihuanës iku. Erdhi, kreu misionin e vetë e kanabizoi vendin dhe në xhiro vjetore thotë EUROPOL, 9 miliard euro, 4 miliard është buxheti i shtetit i Shqipërisë.Por krimi më i madh nuk është ky, krimi më i madh është se 2.5% e popullisë është “addicted” (te varur) tek kokaina. Janë 80 mijë shqiptarë që nuk e dinë a e kanë jetën e sigurt apo jo.Kanë rënë në kthetrat e kësaj droge dhe vështirë të dalin pa një përpjekje serioze të të gjithë ne.Ka edhe një klan tjetër.Klani i heroinës, siç do vijë shumë shpejt e do ikë edhe ai.Prandaj nuk hapen negociatat.”

Reklamë

 

Lexoni raportin e OSBE-së.Janë ulëritëse. Klithmat e tyre për një vend që do të anëtarësohet në BE por nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ne Shqiperi nuk ka Gjykatë të Lartë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë