E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 40 minuta më parë
Sport

Florian Marku masakron rivalin e tij, e rrëzon tre herë që në raundin e parë (VIDEO)

Florian Marku vazhdon të dhurojë paraqitje bindëse në boksin profesionist.

Boksieri lushnjar e fitoi duelin e të martës në mbrëmje në vetëm 1 minutëne  50 sekonda në raundin e parë.

Marku shkelqeu në ringun anglez përballë rivalit Muma Mwemba.

Boksieri shqiptar e rrëzoi dy herë në tapet kundërshtarin para se gjyqtari të vendoste mbylljen e duelit para kohe në momentin e trete kur ai rrëzoi Mëembën.

Reklamë

Në fund pas përfundimit të duelit, Florian Marku lëshoi edhe një mesazh sfidues për boksierin Conor Benn një nga më të fortet në Europë në peshën e tij.

Emocionet e fitores së Florian Markut u transmetuan ekskluzivisht në Tring.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë