Alessandro Florenzi është blerja më e re e Milanit.

Ai mbërriti në aeroport paraditen e kësaj të premteje për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të zakonshme mjekësore me ekipin e tij të ri, Milan . Ish -lojtari i Romës, kampion i ri evropian me Italinë e  trajnerit Mancini, vjen në huazim (1 milion euro) me të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të vendosur në 4.5 milionë euro.

Pas ok -it mjekësor, florenzi do të ketë nënshkrimin e kontratës që do ta lidhë atë me klubin kuqezi të paktën deri më 30 qershor 2022. Për të përqafuar Milanin, Florenzi gjithashtu ka hequr dorë nga një pagë mujore që Roma i kishte borxh të barabartë me 400 mijë euro.

Pas Florenzit tashmë Paolo Maldini hidhet në sulm për Bakayoko. Futbollisti që ka luajtur edhe me herët me kuqezinjte do të mbërrijë në huazim me te drejte blerje , për të përforcuar mesfushën e trajnerit Pioli.

Mbetet ende e gjallë pista Adli nga francezet e Bordo si dhe Pellegri nga Monaco.

Kampionati Italian nis kete fundjave, dhe tashme do te jete ekskluzivitet i platformes tring, e cila do te transmetoje 10 ndeshjet e programuara per javen e pare nga e shtuna deri te henen.

Milan, ndeshjen e pare do ta luaje te henen ne transferte ne oren 20 e 45 kunder Sampdorias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *