Tashmë është zyrtare. Alesandro Florenzi është lojtari më i ri i Milanit. Pas triumfit në Euro 2020 , futbollisti është rikthyer të luajë në Itali, por këtë herë në radhët e kuqezinjve. 30-vjeçari vjen në formë huazimi nga Roma për një vit me të drejtë blerjeje më pas për 4.5 milionë euro. Gjatë konferencës së prezantimit, Florenzi tha se është gjithmonë një nder të luash me një skuadër si Milani.

 

ALESSANDRO FLORENZI- FUTBOLLIST

Liga e Kampionëve është objektivi minimal për historinë e Milanit, të luash çdo vit në këtë kompeticion është gjithçka që klubi dhe tifozët duan. Unë do të përpiqem ta ndihmoj klubin të arrijë ku meriton. Nëse ka një nevojë, unë do të jem gjithmonë i pranishëm, edhe si një portjer nëse është nevoja. Pra, jam gati të luaj në çdo rol për këtë fanellë.

 

Florenzi foli dhe për mosmarrëveshjet me Romën për të cilën tha se nuk është dicka teknike.

 

“Dy ose tri vite më parë Roma bëri zgjedhjen e saj për të më huazuar dhe unë e pranova, edhe pse jo me dëshirë. Të gjithë e dinë se unë jam tifoz i Romës, nuk është sekret. Këtu, megjithatë, e gjej veten në një ekip që ka besim tek unë. Valencia nuk më mbajti për arsye ekonomike, PSG mori një lojtar prej 70 milionësh në vendin tim. Nuk mendoj se është një zgjedhje teknike te Roma apo një mosbesim ndaj trajnerit. Tani do të jetë fusha që do të flasë.”

 

Sezonin e fundit, mbrojtësi ishte pjesë e PSG ku luajti në 21 ndeshje dhe realizoi 2 gola e një asist.

 

“Nuk do ta harrojë eksperiencën time tek Parisi. U ndjeva mirë me drejtuesin stafin, shokët  por ishte koha për një ndryshim.”

 

Emocionet dhe spekakli që dhuron Serie A mund të shijohet ekskluzivisht në platformën Tring.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *