Subscribe

Partia Demokratike i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor, duke synuar të bindë gjyqtarët se në 25 prill shqiptarët duhet të votojnë me një fletë votimi, ku janë të shënuar të gjithë emrat e kandidatëve.

Përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso, në seancë gjyqësore ka argumentuar se meqënëse Kodi flet për votë parapëlqyese për kandidatin, atëherë në fletën e votimit, qytetaret duhet të shohin të shkruar edhe emrin e politikanit që garon për t’u bërë deputet.

IVI KASO

PERFAQESUES I PD NE KQZ

“Formati me emra i orientuar vertikalisht përmbush më mirë parimin e qartësisë, sondazhi i KQZ nxori fitues pikërisht këtë model, me kriteret e tjera të fletës jemi dakord. Duke konsideruar që ligji flet për kandidatë, pra nënkupton referimin e kandidatit me emër dhe mbiemër.”

Nga ana tjetër, socialistët mbështesin një fletë votimi, ku kandidatët përfaqësohen me numra. Edhe përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji i është referuar Kodit Zgjedhor, duke theksuar se fleta e votimit duhet të jetë e qartë dhe jo e ngarkuar për zgjedhësit, dhe fleta me numra e garanton këtë.

ERIDIAN SALIANJI

PERFAQESUES I PS NE KQZ

“Po të krahasosh fletët me emra dhe numra, e kupton qartësisht cili është fleta më pak e ngarkuar.”

Demokratët kanë paditur në Gjykatë edhe logon e Partisë Bindja Demokratike, duke kërkuar ndryshimin e saj, pasi është e ngjashme me logon e PD, e mund të ngatërrojë zgjedhësit.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor shënon fundin e një debati të gjatë mes partive politike se si duhet të kompozohet fleta e votimit. Pas këtij vendimi, KQZ do të nisë procedurat për prodhimin e fletës. Në këtë proces, elementi kohë është bërë i rëndësishëm, pasi kompania sllovene CETIS, që ka fituar tenderin për fletët e votimit ka shprehur shqetësimin që prodhimi i fletës të nisë më herët se 12 prilli. Në një letër drejtuar letër KQZ, kompania thekson se afati nga data 12 prill deri në 22 prill për të prodhuar dhe dorëzuar fletët e votimit është një mision i pamundur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *