Aktivisti Gjergj Bojaxhi, i ftuar në studion “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” deklaroi se në Shqipëri tashmë duhen provuar alternativat e reja. Sipas Bojaxhiut, shoqëria shqiptare është më mire të bëjë një gabim të ri sesa të përsërisë të vjetrin.

“Unë mendoj që shoqëria shqiptare ka nevojë të bëjë prova të reja dhe të bëjë gabime të reja. Është më mire të bësh një gabim të ri, sesa të përsëritësh të njëjtin gabim disa herë. Kështu që në këtë këndvështrim nuk ka rëndësi nëse përpjekjet e një partie apo individi kanë qenë të suksesshme apo jo nga çdo përpjekje ka disa arritje ka disa dështime dhe njerëzit duhet të mësojnë të ecin përpara duke mos përsëritur të njëjtën gjë, e duke ecur më tej.”

Ai u ndal edhe tek kryeministri Edi Rama, për të cilin tha se sillet si dikush që ka jetuar jashtë vendit gjatë gjithë këtyre viteve.

“Rama nuk ka 8 vjet, por 18 vjet në pushtet. Rama flet sikur është refugjat dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur me Shqipërinë, e do ta rregullojë tani.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *