Subscribe

Një ditë pas letrës së pazakontë që Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn u drejtoi shqiptarëve, ku dënonte ashpër bojkotin e zgjedhjeve të 18 qershorit nga opozita, ka reaguar edhe raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

 

Ai ka postuar një mesazh në rrjetin social twitter, duke theksuar përgjegjësinë e liderëve politikë.

 

“Mbështetje të plotë për mesazhin e Johannes Hahn për qytetarët shqiptarë. Pas bisedimeve të mia në SHBA, të gjithë jemi të trishtuar për situatën. Përgjegjësia është gjithashtu e qartë”.

 

Më herët një reagim erdhi edhe nga eurodeputeti i djathtë, Eduard Kukan, po përmes rrjeteve sociale.

 

“Mbështetje të plotë për Johannes Hahn dhe deklaratën e tij për qytetarët shqiptarë”

 

Në letrën e tij eurokomisioneri Hahn theksoi se liderët do të jenë përgjegjës nese devijojnë aspiratat e shqiptarëve për një të ardhme më të mire.

 

Ndonëse shprehu keqardhjen për bojkotin e paramenduar të opozitës, Hahn nënvizoi se zgjedhjet do të zhvillohen sipas planit dhe do të vlerësohen sipas standarteve europiane e ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *