Subscribe

Politika shqiptare duhet të hedh pas krahëve debatin e pafrytshëm, por të përqendrohen tek reformat që do t’i sigurojnë Shqipërisë afrimin drejt BE-së. Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, theksoi se bashkëpunimi dhe dialogu politik në është parësor. Askush nuk duhet të ndalë punën.

 

Knut Fleckenstein: “Vazhdimi i Vettingut, një ligj i mirë elektoral, një opozitë që nuk bojkoton, por që mbështet zgjidhjet dhe të kemi një qeveri që të shpejtojë punën. Por nuk ka kushte të reja. Është e vështirë që Kukan, Mekalister apo Fleckenstein të luftojnë të hapen negociatat, ndërkohë që kjo nuk drejton politikanët shqiptarë. Mendoj se kjo është përgjegjësi e të gjithëve dhe të pranohen disa parime bazike. Të dyja palët i përkasin kësaj loje, nëse një palë është shumë arrogante nuk funksionon, nëse pala tjetër gjithmonë bojkoton, po ashtu nuk funksionon. Pra të gjithë duhet të bëjnë më të mirën”.

 

E drejtpërdrejt në apelin për bashkëpunim ishte edhe ambasadorja Vlahutin, e cila pohoi se ka edhe njerëz që nuk e duan ecjen përpara drejt BE-së.

 

Romana Vlahutin: “Pa reformën në drejtësi nuk do të ishim në këto kushte dhe Shqipëria do të ishte në një situatë tjetër, sigurisht jo në një më të mirë. Do të jetë një sfidë e madhe. Ky proces kërkon një bashkim të vërtetë, duhet të jetë një objektiv i vërtetë kombëtar. Do të ketë disa grupe që nuk do të duan të ecin shpejt, sepse nuk është në interesin e tyre. Sundimi i ligjit, që kërkon BE, nuk është në interesin e të gjithëve dhe duhet të jemi të qartë. Integrimi Europian nuk është për njerëz me axhenda të fshehura dhe është ekstremisht e rëndësishme të punohet bashkë dhe është përgjegjësi e mazhorancës dhe opozitës. Mazhoranca duhet të shtrijë dorën gjithë kohën, sepse është e rëndësishme për të krijuar dialog”.

 

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Bushati bëri me dije se shumë shpejt do të nisin takimet me ekspertët e Brukselit, diskutimi me të cilët do të nisë mbi reformën në drejtësi.

 

Komisioni Europian kërkon rezultate konkrete pikërisht nga zbatimi i reformës në drejtësi, ndërkohë që ambasadorja Vlahutin theksoi se nëse lufta kundër krimit dhe korrupsionit ngel në vend, negociatat mund të ndalohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *