E hënë, 5 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

Flamurtari-Peja “luftë” për trofeun, vlonjatet fitore dramatike me Bashkimin, Partizani bie në fund

Trofeu i ligës unike në basketboll për femra do të ndahet mes Flamurtarit dhe Pejës.

Këto dy ekipe siguruan një vend në finalen e madhe e cila do të luhet të enjten në Vlorë.

Reklamë

Duele të forta dhe shumë emocione në përballjet gjysmëfinale të luajtura gjithashtu në qytetin bregdetar.

Vëmendja kryesore ishte në sfidën mes Bashkimit dhe Flamurtarit.

Vajzat nga Prizreni po dominojnë basketbollin kosovar dhe jo vetëm kaq, por ishin dominuese edhe në fazën e rregullt të ligës unike, ndërsa Flamurtari vinte si skuadër e vendit të katërt në këtë edicion të ligës unike.

Mirëpo vajzat vlonjate të inspiruara edhe nga atmosfera e zjarrtë që prodhoi publiku vendas, bënë një ndeshje të madhe duke fituar 82 me 80. Sfida ishte vërtetë dramatike.

Vajzat nga Prizreni fituan pjesën e parë me rezultatin 45 me 38, duke  dhënë iluzionin e një ndeshje që do të mbyllej në favorin e  tyre.

Mirëpo përmbysja e rezultati nga Flamurtarit në periodën e tretë ishte mbreëslënëse.

Vendaset fituan 25 me 14 këtë period , duke përmbysur gjithçka në rezultatin e përgjithshëm  dhe shkuan në periodën e fundit me 4 pikë avantazh.

Pak para fundit Bashkimi përmbysi rezultatin duke shkuar në 80 me 78, mirëpo drama vazhdoi dhe falë katër pikëve të shënuar në ekstrem, ishte Flamurtari që ripërmbysi situatat duke e fituar takimin 82 me 80. Për vendaset spikati Jose An Marie Xhonson me 18 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa tek kampionia e Kosovës më  e mira ishte Adrien Godbold me 30 pikë dhe 7 kërcime.

Ndërkohë në duelin tjetër Peja mundi Partizanin me rezultatin  73 me 64. Edhe kjo përballje ishte mjaft intriguese.

Mjafton të përmendim faktin që vajzat e kuqe udhëhoqën deri në përfundim të periodës së tretë me një avantazh 5 pikësh.

Mirëpo Peja e Kosovës bëri një period të fundit të shkëlqyer duke e fituar atë me rezultatin 26 me 12 dhe të gjithë duelin me diferencë 9 pikë, dhe tani sfidojnë Flamurtarin vendas për fitoren e turneut mbarëkombëtar./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë